Me vështrimin e fiksuar diku në horizont, si e humbur 33-vjeçarja Roula Pispirigou u largua mesditën e së mërkurës nga gjykatat.
E veshur me një bluzë të zezë dhe një jelek të bardhë antiplumb , nën masa të rrepta siguria, ajo u soll sot sërish në gjykatë për të dëshmuar për akuzën e vrasjes së vajzës së saj 9-vjeçare Georgina.
33-vjeçarja, e cila ndodhet në paraburgim që nga prilli i kaluar për vrasjen e vajzës me ketaminë në spitalin “Aglaia Kyriakou”, iu dha afat për të shfaqur pendesën të hënën e ardhshme.
Dukshëm e dobësuar, Pispirigou siç raportojnë mediat në vend, ka kërkuar kohë nga organi kompetent hetimor për t’u informuar me shkresat e lëndës dhe për të përgatitur dëshminë e saj për këtë vepër të re për të cilën akuzohej.
Megjithatë, ajo që ra në sy, pavarësisht maskës së koronavirusit që mbante, ishte pamja e saj “si nga një botë tjetër.” Në fotot e publikuara asaj i duken rrathët nën sy, e zhytur thellë në mendime, sikur ende nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për çfarë akuzohet, shkruajnë mediat greke.
Kujtojmë se Roula Pispirigou dyshohet që të jetë shkaktare për vdekjen e tre vajzave të saj të mitura Georgina, Iris dhe Malena. Deri më tani 33-vjeçarja nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. /abcnews.al/