Lidhur me rastin tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme kanë dalë detaje të reja.
Siç ka mësuar klankosova, dyshohet se viktima u qëllua me dy plumba në kokë nga ish-burri i saj.
Pas vrasjes, dorasi dyshohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë se rastin e ka konfirmuar edhe policia, e cila, përmes zëdhënëses Flora Ahmeti ka treguar se viktima është e moshës 35-vjeçare dhe se bëhet fjalë për vrasje./FolDrejt/