Një person u arrestua në Gjilan nga Policia e Kosovës.
Rasti u raportua të martën, rreth orës 08:40, përcjell Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh policia ka theksuar se i njëjti u arrestua nën dyshimin se kishte kryer vjedhje në objektin e kishës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/