Policia e Kosovës ka informuar se një femër është arrestuar në Gjakovë, pasi e njëjta dyshohet se ditë më parë kishte vjedhur në barnatore një kuti xhami ku grumbullohen parat për bamirësi.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për arsye se ditë më parë dyshohet se kishte vjedhur nga barnatorja e ankuesit kosovar një kuti xhami në të cilat kishte para që i grumbullonin personat për bamirësi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/