Stomatologia shqiptare Monika. S, 46-vjeçe, është arrestuar, pasi dyshohet se ka vrarë të fejuarin e saj belg Robby Claes.
Ka qenë avokatja e saj, Lynn Cloerinx që e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se “kilientja e tij ka ende besim tek hetimi”.
Ish-piloti u gjet i vdekur në shtrat me një qese plastike të lidhur rreth kokës. Ai vdiq nga pasojat e mbytjes. Gjaku i Claes përmbante gjithashtu substanca dehëse të pazakonta. Një tjetër element që bie në sy ishte se Monika S. i vendosi çarçafët për të larë pasi e gjeti të fejuarin pa jetë. Provat fillestare treguan gjithashtu se Monika mund të jetë vonuar shumë për të thirrur shërbimet e urgjencës.
Shqiptarja qëndron në repartin e grave të burgut të Hasselt. Ajo do të duhet të paraqitet përsëri para dhomës së këshillit të Hasselt muajin e ardhshëm, e cila do të vendosë nëse do të zgjasë ose jo arrestimin e saj.
Ish-piloti prej disa kohësh ishte në një lidhje me stomatologen shqiptare që punonte në Limburg. Nëse ai do të ishte gjallë, ata do të ishin martuar prej dy javësh.
Claes e ndihmonte Monikën si asistent dentar, pasi iu desh të hiqte dorë nga puna pasi u diagnostikua me epilepsi./abcnews.al/