Për të rinj dhe të rritur, konsumimi i bukës është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Studime të shumta kanë provuar vlerat që ky produkt ka në organizëm.
Karbohidratet dhe mineralet që përmban buka, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës, diabeti, tensioni i lart i gjakut madje dhe mbipeshës. Por lajmet e fundit në lidhje me sigurinë e ngjyruesve të ushqimit tek buka kanë ngritur shumë probleme.
Ato që ju nevojiten janë vetëm dy gota qelqi me ujë dhe një fetë bukë. Në njërën nga gotat vendosni një fetë nga buka që ju keni blerë për ta konsumuar, tjetrën mbusheni vetëm me ujë për të parë ndryshimin.
Fetën e bukës mjafton që ta lini në ujë rreth një orë për të parë rezultatet e para. Pas një ore, kulloni ujin dhe krahasoheni me gotën e dytë. Nëse uji është errësuar në një ngjyrë të kafenjtë, atëherë buka që ju konsumoni përmban ngjyrues artificialë të dëmshëm për shëndetin. Nëse uji nuk ka ndryshuar në ngjyrë, atëherë produkti është prodhuar me ngjyrues natyralë që vijnë nga bimët dhe perimet.
Pse është e rëndësishme të kuptoni nëse buka juaj përmban ngjyrues artificial?
Këta ngjyrues mund të shkaktojnë probleme të rënda për shëndetin e personave që e konsumojnë. Por këto kimikate përfshihen tek një nga ushqimet më të përdorura dhe më të konsumuara është një problem madhor.
Të dhënat tregojnë se ekspozimi ndaj këtyre substancave mund të shkaktojë një reaksion alergjik në aparatin e frymëmarrjes. Në kontakt me lëngjet acide të stomakut, kjo substancë çliron në organizëm disa gazra të cilat sjellin inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes. Nëse ky ekspozim është i vazhdueshëm mund të shkaktoj dhe hemorragji në aparatin tretës dhe atë të frymëmarrjes.