Një Lamborghini me vlerë 270 mijë paund (319 mijë euro) është sekuestruar nga policia pas dyshimeve se ishte e pasiguruar.
Makina sportive u sekuestrua në Milton Keynes, Britani e Madhe të shtunën.
Oficerët nga Policia e Luginës së Thames kishin vënë re Lamborghinin duke ecur nëpër rrugë pa targë të përparme.
Më pas ata zbuluan se shoferi “nuk mund të provonte se kishte sigurim”. Makina është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është nën hetim.
Policia postoi foto të makinës, duke përfshirë momentin kur makina u ngarkua në kamion dhe u mor me vete. /abcnews.al/