Edin Dzeko (37-vjeçar) mund të largohet nga Interi në afatin kalimtar të kësaj vere dhe të nënshkruajë për Fenerbahcen, raporton gazetari italian Marco Contrerio.
Menaxheri i lojtarit Alessandro Lucci ndodhet në Stamboll dhe tashmë është duke negociuar me përfaqësuesit e klubit turk. Negociatat pritet të përfundojnë në ditët në vijim.
Fenerbahce i ofron Dzekos një kontratë dyvjeçare, por problem për klubin turk është oferta që Dzeko ka marrë nga Arabia Saudite. Nuk u bë e ditur saktësisht se sa rrogë mund të merrte atje, por gjithsesi mund të ishte paga më e lartë për të cilën ka luajtur deri më tani, transmeton Fol Drejt.