Pep Guardiola nuk e fsheh admirimin e tij për Carlo Ancelottin, me të cilin do të përballet sonte në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League.
“Uroj Carlon për fitimin e kampionatit spanjoll. Unë e admiroj karrierën e tij si lojtar dhe si trajner, ai e ka bërë këtë punë për shumë vite dhe ka trajnuar në të gjitha ligat më të mira në Evropë. Skuadrat fantastike dhe gjithmonë ka arritur rezultate të shkëlqyera me një punë të shkëlqyer.
Unë pata fatin ta takoja para disa vitesh për herë të parë, sa herë jeni me të e kuptoni sa i qetë dhe i aftë është ai për të menaxhuar emocionet e tij. Ekipet e tij pasqyrojnë personalitetin e tij”, është shprehur Pep Guardiola./abcnews.al