Në këto ditë të nxehta, kur temperaturat maksimale po prekin 36-38 gradë celcius, uji është ndoshta e vetmja pije që largon etjen e qytetarëve, i cili ani pse me burim natyror, rëndom duhet të paguhet për t’u shfrytëzuar.
Ajo çka ka rënë në syrin e banorëve të kryeqytetit është se një dyqanxhi ka shfrytëzuar situatën për të bërë mirë pa përfitime materiale duke i shërbyer me ujë te ftohtë nga aparati të gjithë ata që duan o kanë nevojë.
Më poshtë Fol Drejt ju sjell postimin e një simpatizuesi të këtij gjesti:
“Po kaloja prane kesaj argjendarie dhe me ra n’sy qe ofrojne uje falas per kalimtaret e rastesishem ne kete vape te madhe. Pasi e kalova u ktheva prapa per t’bo foto. Nderkaq dy djeme te rinj (sigurisht pronaret) te ulun aty afer me thane: a ta largojme ujin? Po une thashe ujin deshta me fotografu dhe me postu ne internet. Po ne nuk e kemi bo kete gjest per reklame ne internet tha duke buzqesh me habi njeri prej tyne. E di thashe, ama le te sherbeje si shembull edhe per dyqanxhite e tjere e per komunen.
Kosova ka njerez te mire!
: Hyska”/FolDrejt/