Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka ndezur puro, nuk ka pirë kafe, nuk ka parë apo ka përdorur substanca dehëse, duke iu përgjigjur spekulimeve që dolën në rrjetet sociale pas fjalimit të tij mbrëmë në rrjetin social Instagram, shkruan N1info, përcjell Fol Drejt.
“…gjithmonë do të thonë se je i dehur dhe nën ndikimin e substancave dehëse. Unë thjesht dua që njerëzit ta dinë që: nuk kam pirë kurrë një filxhan kafe në jetën time, nuk kam ndezur kurrë një cigare, nuk kam ndezur kurrë një puro, si dhe nuk kam parë kurrë drogë në jetën time”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Presioni ndaj tij është duke u rritur në opinionin serb, ndërsa po akuzohet nga nacionalistët se ai e ka humbur Kosovën.
Sipas burimeve të mediave opozitare, edhe koalicioni qeverisës i cili e mbanë atë në pushtet, po e përjeton një krizë./FolDrejt/