João Félix foli për të ardhmen e tij në Chelsea në një intervistë të fundit (nëpërmjet Telegraph), duke lënë të kuptohet se dështimi i Bluve për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm mund të ndikojë në vendimin e tij nëse do të vazhdojë apo jo në Stamford Bridge, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Po, të luash në Champions League është gjithmonë ndryshe. Është një kompeticion në të cilin të gjithë duan të luajnë”, ka thënë portugezi.
“Por, po, të luash në Ligën e Kampionëve është një vendim i rëndësishëm, por të ardhmen askush nuk e di, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë dhe pastaj do të shohim.”
Félix nënshkroi me Chelsean si huazim nga Atlético Madrid deri në fund të sezonit, por vendimi nëse sulmuesi do të kthehet në Spanjë apo do të nënshkruajë përgjithmonë për Chelsean do të merret në fund të sezonit. /FolDrejt/