I dyshuari është kapur në Prishtinë. Sipas policisë, pos kontrollimit të banesës së tij, i janë sekuestruar një mori gjërash, të cilat ai i kishte shfrytëzuar.
“Legalizim i përmbajtjes së rreme & Falsifikim i dokumentit” – kështu është cilësuar rasti në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e tjera:
“Prishtinë (NN) 25.01.2022 – NN. Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që në banesën në të cilën ishte i dyshuari janë hasur dhe sekuestruar: një aparat për detektimin e kamerave dhe senzorëve, një shtëpizë e kompjuterit, shtatë telefona celularë të llojeve të ndryshëm, kartela të telefonit të Kosovës dhe të Serbisë, dy thika, 2675 €, 45 lira turke, dokumente të identifikimit të cilat dyshohet se mundë të jenë të falsifikuara, fatura të ndryshme, fletore për evidenca dhe një veturë me targa të Malit të Zi.”
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/