Në Drenas, dje më datë 28.03.2022 rreth orës 17:25 është sulmuar fizikisht një i mitur, i cili pastaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati, kurse policia tashmë është duke e hetuar rastin, transmeton FolDrejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.