Një person nga Prishtina ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi është sulmuar fizikisht nga vëllezërit e ish gruas, shkruan Fol Drejt.
“Prishtinë 20.08.2022 – 13:05. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas tij është sulmuar fizikisht nga vëllezërit e ish gruas së djalit të tij. Viktima ka informuar se të dyshuarit ishin të armatosur” – thotë raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.
Policia bënë të ditur se rasti është duke u hetuar./FolDrejt/