Në protestën që u organizua sot në Gjakovë, përpara protestuesve ka folur edhe e bija e zonjës Minire Nura, Zheneta Nura.
Në fjalën e saj, zonja Nura ka kërkuar dejtësi për dhunën me të cilën u përball nëna e saj në Shtëpinë e pleqve “Orenda”, në Pejë, transmeton Fol Drejt.
“Ju kisha lutur që të ketë drejtësi në këtë çka ka ndodhur, të mos ndodh më, të vetëdijësohen të gjitha institucionet, sepse nëna ka shkuar atje për një kujdes më të mirë , sepse ka pasur nevojë për shumë kujdes mjekësor, përkrahje, neve na ka pasur mbrapa”, është shprehur Nura.
“Nëna nuk e ka vetëm Zhenetën, Milotin dhe Taulantin, unë sa pash sot, nëna i paska krejt juve”, ka thënë ajo./FolDrejt/