Rasti ka ndodhur në Gjilan. Sipas raportit të policisë, viktima femër kosovare ka raportuar se është mbyllur, pa dëshirën e saj në banesë, nga personi me të cilin ka bashkëjetuar, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e raportit:
“Gjilan (NN) 05.01.2022, 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar e kishte mbyllur në banesë, dhe e njëjta në pamundësi për të dalur, ka njoftuar dy vëllezërit e saj-te dyshuarit meshkuj kosovar të cilët posa janë takuar, janë përleshur fizikisht me të dyshuarin e parë me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.”
Po ashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/