Menaxheri i Premierligës angleze, Arsenal, Mikel Arteta (41-vjeçar) ka punësuar një retriever labrador kafe për Arsenalin, njoftuan mediat angleze.
Është e çuditshme, por trajneri i Arsenalit beson se qeni, të cilin lojtarët e kanë quajtur Win, do të ulë nivelin e stresit të lojtarëve të tij dhe do të ndihmojë në nxjerrjen e më të mirës në ekip.
Ai gjithashtu beson se qeni do të ndihmojë në formimin e unitetit edhe më të madh të ekipit që i çoi ata kaq afër fitimit të titullit të Premier League këtë sezon. Pronari i qenit është një anëtar i stafit, por Win vjen në qendrën stërvitore të Arsenalit në London Colney disa herë në javë.
Kujtojmë se Arsenali aktualisht është në vendin e dytë në kampionatin anglez, katër pikë prapa Manchester Cityt. Klubit londinez i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, ndërsa City ka edhe tri të tjera, transmeton Fol Drejt.