Po vijojnë gjurmimet mbi rastin e shpërthimit të një bombe në qendër të Stambollit në javën e kaluar, shkruan Fol Drejt.
Së fundi, autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhënien e ndihmës për njërin prej të dyshuarve që kreu sulmin.
Këtë e tha para disa ditësh Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorisë së Sofjes.Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha më 14 nëntor se policia e këtij vendi ka arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmin në Stamboll, duke e përfshirë edhe gruan e cila dyshohet se e kishte vendosur bombën.
Siç kemi raportuar, nga ky sulm në Sheshin Taksim u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 81 të tjerë.
Nga viti 2015 – 2017, Turqia qe goditur nga një varg sulmesh me bomba, përgjegjësinë e të cilave e kishin marrë grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë. Nga këto sulme janë vrarë mbi 500 civilë dhe personel i sigurisë.