Finance Trust Bank, që operon në Ugandë, lançoi “llogarinë e saj bankare hallall” për herë të parë në vend.
Shefi i zhvillimit të biznesit në bankë, Percy Lubega ka bërë të ditur se kanë hapur një “llogari bankare hallall”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke deklaruar se me hapin e ndërmarrë, muslimanët në vend do të mund të marrin kredi nga banka pa kamatë, Lubega kujtoi se në Ugandë për herë të parë u hap një llogari bankare në përputhje me rregullat islame.
Biznesmeni nga Uganda, Hahh Karim Kallisa, në vlerësimin e tij për këtë temë, tërhoqi vëmendjen se llogaria hallall është një hap i dobishëm jo vetëm për muslimanët, por për mbarë njerëzimin./FolDrejt/