Rasti ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Është konstatuar se e dyshuara ka vozitur automjetin e saj në gjendje të dehur.
“Rr. Eliot Engel, Pejë 28.08.2022-01:05.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta derisa ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport./FolDrejt/