Sipas raportit 24 orësh i Policisë së Kosovës (PK), një person ia ka publikuar fotografinë një polici në rrjetet sociale, duke e shoqëruar atë me një koment që nxiste urrejtje fetare, shkruan Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas të dhënave të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Arllat të Gllogocit:
“Fsh. Arllat, Gllogoc 20.07.2023 – 08:49. I dyshuari m/k pasi është gjobitur nga zyrtari policor, i njëjti ka publikuar në facebook një foto të zyrtarit policor dhe një përshkrim me përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/