Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK-Prishtinë i njëjti ka ndërruar jetë.
Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion./FolDrejt/