Një taksist ka raportuar në polici se dy persona ia kanë grabitur një shumë parash, si dhe dy telefona celularë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur në fshatin Grashticë, ndërsa taksisti me dy të dyshuarit është nisur nga qendra e kryeqytetit.
“Fsh. Grashticë 10.05.2022 – 00:10. Ankuesi mashkull kosovar punëtor-vozitës Taxi ka raportuar se nga qendra e Prishtinës kishte dy pasagjer të cilët kishin kërkuar që të i dërgoj në fshatin Grashticë dhe pasi që kishin arritur në atë lokacion, njëri prej tyre i kishte ekspozuar armën e zjarrit-revole dhe nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur rreth nëntëdhjetë (90) € para te gatshme si dhe dy telefona te firmës” – thuhet ndër të tjera në raport.
Nga policia nuk jepen detaje të tjera, ndërsa rasti është nën hetime./FolDrejt/