Nga një raport i medias gjermane „Neue Osnabrücker Zeitung“ e thirrur nga Zyra e Jashtme Federale, tregon se nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi presin 192.263 persona për një vizë pune. Mesatarisht ata presin deri në një vit për vizë pune, kurse në Prishtinë ndodh që personat që kanë aplikuar në nëntor 2017, përgjigje pozitive kanë marrë në mars 2020. Për të mos përfunduar këtu, 78.005 banorë të Kosovës presin për vizë pune në Gjermani, përcjell foldrejt.com.
Shifra të dhimbshme të largimit kanë edhe nga shtetet tjera, por ndodh që Kosova të rënditet e para.
Nga 2015, numri i dhënies së vizave është trefishuar në 65 mijë./Foldrejt.com