Rasti i dhunimit të një të miture nga Skenderaj, i datës 28. 12. 2021, ka marr epilog tjetër. Sipas policisë, i dyshuari është kapur dhe tani është dërguar në mbajtje, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e policisë, për këtë rast:
“Skenderaj, 28.12.2021-NN. Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/