Një 25-vjeçar u arrestua nga karabinierët në Mottola, në zonën e Tarantos.
Ai e mbajti të ndarë në shtëpi xhaxhain e tij 57-vjeçar me probleme mendore dhe shpërndante video duke e keqtrajtuar atë fizikisht, në internet, shkruan ANSA, transmeton Fol Drejt.
Hetuesit arritën në posedim të një prej videove që u bë virale e cila portretizonte një të ri që rrihte një person me probleme të dukshme psikike, madje edhe duke përdorur një bastun.
Nga analiza e pamjeve ata kanë mundur të identifikojnë si sulmuesin e njohur për policinë, ashtu edhe viktimën./FolDrejt/