Tang Lu i vuri zjarrin gruas 30-vjeçare, e njohur në internet si Lamu. Ajo vdiq nga plagët e marra disa javë më vonë, shkruan Independent, transmeton Fol Drejt.
Gjykata e Popullit e Prefekturës Autonome Ngaëa Tibetan dhe Qiang tha se Tang u ekzekutua në provincën jugperëndimore të Sichuan, pasi çështja tërhoqi reagime të ashpra nga i gjithë populli.
Gruaja ishte etnikisht tibetiane dhe shpesh vishte veshje tradicionale tibetiane në video.
Motra e Lamu ka thënë se motra e saj vuajti abuzim në familje nga duart e Tang për vite me radhë, dhe vendosi të divorcohej nga ai.
Rasti tërhoqi reagime dhe zemërim të gjerë në të gjithë vendin për gjendjen e vështirë me të cilën përballen gratë në martesat abuzive.
Policia e arrestoi burrin disa ditë pasi u përhap lajmi për sulmin. Tang kishte apeluar dënimin e tij me vdekje, por e humbi në janar./FolDrejt/