Prokurorët në Korenë e Jugut bastisën agjencinë kryesore të inteligjencës së vendit, mes kritikave se qeveria e mëparshme kishte injoruar parimet themelore të të drejtave të njeriut për të përmirësuar marrëdhëniet me Korenë e Veriut.
Prokurorët dhe hetuesit kontrolluan selinë e Shërbimit Informativ Kombëtar në Seul për dokumente, dosje kompjuterike dhe materiale të tjera që lidhen me dy rastet, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Bastisja erdhi disa ditë pasi qeveria e presidentit Yoon Suk-yeol, i cili mori detyrën në maj, ngriti akuza kundër dy ish-ekzekutivëve të Shërbimit Informativ Kombëtar që shërbyen nën ish-presidentin Moon Jae-in.
Hetim ndaj dy oficerëve të inteligjencës
Njoftohet se ishte hapur një hetim ndaj Park Jie-won, një nga ish-drejtorët e agjencisë së inteligjencës, me arsyetimin e shkatërrimit të raporteve të inteligjencës për vrasjen e një koreano-jugori të paarmatosur në rajonin kufitar në vitin 2020 dhe një hetim kundër Suh Hoon javën e kaluar me arsyetimin se ai mbylli me forcë hetimet për ekstradimin e 2 peshkatarëve koreano-veriorë që hynë në ujërat territoriale të Koresë së Jugut në vitin 2019.
Prokuroria njoftoi se akuzat do të shqyrtoheshin përpara se të ngrihej padi.
Drejtorët e përmendur akuzohen për shpërdorim detyre, dëmtim të arkivave shtetërore dhe falsifikim dokumentesh.
Theksohet se hetimet në fjalë ndiqen nga presidenti, Yoon Suk-yeol dhe qeveria e tij, të cilët kanë mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Koresë së Veriut.
Vrasja e një punonjësi të Ministrisë së Peshkimit nga Koreja e Veriut në vitin 2020 shkaktoi reagime në vend.
Ish-presidenti, Moon Jae-in u kritikua për dështimin për t’iu përgjigjur me të njëjtën ashpërsi në pritje të marrëdhënieve më të mira me Korenë e Veriut./FolDrejt/