Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme një e dyshuar është arrestuar.
E njëjta gjatë manipulimit me revole është lënduar në dorë.
“E dyshuara është arrestuar, më pas me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale” thuhet në raport.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime.