Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme, po vjen duke rënë vazhdimisht, shkruan Fol Drejt.
Juniku dhe Kamenica, sipas këtij raporti, janë komunat më të prekura.
“Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 134,366 nxënës më pak, apo një rënie prej 30.3%. Rënie më të madhe të numrit të nxënësve ka në komunat e Kamenicës dhe Junikut (-53%), Rahovecit, Dragashit dhe Vitisë (-45%), dhe Gjilanit dhe Suharekës (-41%)”, thuhet në njoftimin e GAP.
Ndërsa sa i përket personelit arsimor, “që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014, kur MASHTI publikoi të dhëna të detajuara për këtë kategori.”/FolDrejt/