Një moment i frikshëm e ka përcjellë një lojë të futbollit në kampionatin e Guatemalës.
Momente paniku mes lojtarëve të përfshirë në sfidën e kampionatit të Guatemalës mes Nueva Concepcion dhe Municipa. Teksa zhvillohej ndeshjanë fushën e blertë është vërejtur një gjarpër më shumë se dy metra i gjatë që terrorizoi të pranishmit në fushë dhe shkaktoi pezullimin e ndeshjes.
Njerëzit dhe objektet që hyjnë në fushë të paautorizuar gjatë një ndeshje futbolli tani shihen me bollëk, por një gjarpër që pushton fushën nuk është në të vërtetë diçka që ndodh shumë shpesh. Por nga Liga Nacional del Guatemala vijnë imazhet e një zvarraniku të gjatë që gjatë ndeshjes mes Nueva Concepcion dhe Municipal vendosi të futej në drejtkëndëshin e gjelbër shpejt dhe tinëzisht dhe të zvarritet mes lojtarëve, duke shkaktuar terror të vërtetë tek ata. Kështu, në minutën e 82-të, arbitri duhej të pezullonte ndeshjen. Lojtarët janë grumbulluar derisa e kanë vrarë gjarprin, siç tregojnë dhe pamjet./FolDrejt/
#insolito una serpiente invade la cancha del estadio municipal de Nueva Concepción y detiene por unos minutos el encuentro
Los @BVoluntariosGT logran rescatar a la serpiente y retirarla del campo @soy_502 pic.twitter.com/i5CGNRYRZZ
— Fredy Hernández (@FredyHSoy502) February 13, 2022