Në mediat ndërkombëtare ka filluar të qarkullojë informacioni sipas së cilit, Koreja e Veriut tashmë e ka kryer me sukses një test në lidhje me një raketë balistike ndërkontinentale.
Raketa Hwasong-17 ICBM, besohet se tashmë e ka kaluar testin me sukses, transmeton Fol Drejt.
“Koreja e Veriut testoi një raketë balistike ndërkontinentale Hwasong-17, ndoshta e aftë për të arritur në Shtetet e Bashkuara. Raketa fluturoi për 71 minuta dhe u ul në ujërat japoneze, tha një zyrtar. Është lëshimi i parë i tillë që nga viti 2017” – thonë burimet ndërkombëtare./FolDrejt/