Skynews citon Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar e cila thotë se Rusia pritet të dërgojë më shumë se 1000 mercenarë nga grupi i njohur si “Wagner” në Ukrainën lindore.
“Ata pritet të dërgojnë më shumë se 1000 mercenarë, duke përfshirë drejtues të lartë të organizatës, për të ndërmarrë operacione luftarake, për shkak të humbjeve të mëdha”, transmeton Fol Drejt.
Grupi Wagner cilësohet një ushtri private, por menaxhimi dhe operacionet e tij janë “thellësisht të ndërlidhura” me komunitetin ushtarak dhe të inteligjencës ruse, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).
Besohet se vendimi ka ardhur pas humbjeve të mëdha të ushtrisë ruse në terren.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 28 March 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/LGcaASzEkJ
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/qWJcREPqRN
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 28, 2022