E diel, 23 Qershor, 2024

E fundit: Arrestohet burri i infermieres, kërcenoi pronarin

Lexoni edhe..

Pronari i shtëpisë së të moshuarve në Pejë, është kërcënuar nga burri i njërës prej grave që u panë në video, raporton Fol Drejt.

Rasti i cili e tronditi sot opinionin publik, sipas të dhënave të policisë, ka ndodhur para tri ditësh por sot është publikuar videoja.

Një valë reagimesh kanë shpërthyer në rrjetet sociale, ndërsa është kërkuar edhe mbyllja e kësaj qendre.

Pronarët e “Orinda-s” kanë deklaruar sot që nuk kanë qenë në dijeni se infermieret e kanë keqpërdorur pozitën e tyre.

Por njëri nga burrat e infermiereve  që shihen në video, është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.

Saktësisht policia ka arrestuar tri infermiere, ndërsa qendra i ka suspenduar 4 nga to.

Tashmë, janë arrestuar dy infermiere, derisa katër janë suspenduara./FolDrejt/

Të ngjajshme