Këshilli i Bashkimit Evropian (KE) ka miratuar së fundmi konkluzionet lidhur me zgjerimin dhe stabilizimin, si dhe procesin e asociimit për vendet kandidate për anëtarësim, ku përfshihet edhe Kosova, shkruan Fol Drejt.
Në mbledhjen e fundit këto konkluzione tregojnë situatën në secilin nga vendet kandidate si dhe partnerët.
Bëhet e ditur se në 13 konkluzionet për Kosovën theksohet se Këshilli i BE-së mbështet liberalizimin e vizave dhe njeh rëndësinë e këtij procesi.
“Këshilli kërkon negociata të shpejta dhe të suksesshme me Parlamentin Evropian lidhur me domosdoshmërinë e ndryshimeve të nevojshme të rregullores së BE-së”, thotë pika e 101.
Pika e 95 përmes se Këshilli mirëpret angazhimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së dhe thekson rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, BE-Kosovë./FolDrejt/