Kroacia ka dëbuar 18 diplomatë rusë dhe gjashtë anëtarë të stafit administrativ dhe teknik, njoftoi të hënën Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas të përditshmes kroate Naslovnica, të hënën, Kroacia i dorëzoi ambasadorit rus në Kroaci një notë me të cilën e informonte Rusinë për reduktimin e numrit të personelit diplomatik dhe administrativo-teknik të ambasadës ruse në Zagreb, transmeton Fol Drejt.
Është kërkuar që 18 diplomatë dhe gjashtë anëtarë të stafit administrativ dhe teknik (gjithsej 24 punonjës) “të Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Kroacisë të largohen nga Republika e Kroacisë”, thuhet në deklaratë.
Kroacia gjithashtu ka kërkuar dhe pret që Rusia të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet./FolDrejt/