Administrata Tatimore e Kosovës ka hapur uebfaqen në të cilën punëtorët e sektorit privat mund të aplikojnë për të përfituar nga 100 euro, në kuadër të pakos së fundit të Qeverisë.
Në linkun e mëposhtëm është vegëza për të aplikuar.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuaar qytetarët se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit.
“Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi. Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐. Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, thuhet tutje në njoftim./FolDrejt/