Sulmuesi që hapi zjarr, vrau një person dhe plagosi pesë persona në një kishë në Kaliforni është një emigrant kinez dhe motivi i tij është urrejtja ndaj popullit tajvanez, njoftuan sot autoritetet.
Besimtarët arritën të kapërcejnë sulmuesin dhe ia lidhën këmbët me një kabllo elektrike, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) ka thënë se po fillon një hetim penal për një krim urrejtjeje kundër një kinezi, i cili u qëllua për vdekje në një kishë tajvaneze të dielën./FolDrejt/