“Rusia ka filluar tashmë prodhimin serik të sistemit më të fundit të mbrojtjes ajrore S-500 (Prometheus)”, tha Jan Novikov, drejtor i përgjithshëm i koncernit të mbrojtjes ajrore dhe hapësinore Almaz-Antej, i cili është prodhuesi i S-500.
Ai tha për revistën “National Defense” se prodhimi serik i sistemit S-500 u organizua duke përdorur arritjet më të fundit të shkencës dhe teknologjisë vendase.
Novikov vuri në dukje se aftësitë luftarake të atij sistemi i tejkalojnë dukshëm aftësitë e sistemeve raketore kundërajrore të krijuara më parë. Ai theksoi se S-500 do të bëhet baza e sistemit rus të mbrojtjes ajrore dhe hapësinore dhe se do t’i dorëzohet ushtrisë brenda afatit të caktuar./FolDrejt/