Kryekëshilltari politik i Pentagonit, Colin Kall, tha se Shtetet e Bashkuara kishin marrë garanci nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të tjerë në qeverinë e tij se këto sisteme të reja nuk do të lansoheshin në territorin rus.
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës katër sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, njoftoi sot Pentagoni.
Në këtë mënyrë do të zgjerohej diapazoni i Kievit në luftën kundër forcave ruse dhe ushtrisë ukrainase do t’i duhen rreth tre javë stërvitje për të menaxhuar këto sisteme, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.