Një gazetare e Radio Evropa e Lirë (Radio Liberty) në Ukrainë është vrarë gjatë granatimeve ruse të Kievit.
Vera Gyrych ishte në shtëpi kur një raketë goditi ndërtesën e saj, sipas një deklarate nga Radio Evropa e Lirë.
Ajo u përshkrua si “një person i zgjuar dhe i sjellshëm, një profesioniste e vërtetë” nga punëdhënësi i saj, transmeton Fol Drejt.
“Një person i mrekullueshëm ka ikur”, tha kolegu i saj Oleksandr Demchenko në Facebook.
Radio Liberty, e njohur si Radio Evropa e Lirë, është një organizatë e financuar nga ShBA e cila transmeton lajme në zona të botës ku shtypi i lirë mund të jetë i kufizuar ose i pa krijuar ende.
Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një trup ishte gjetur pas sulmit me raketa të djeshme, megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera të personit të vrarë në atë kohë.
Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainas, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë./FolDrejt/