Një 71-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike është gjetur e pajetë në banesë.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, Berat.
71-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga të afërmit e saj.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasen Sh.D., 71 vjeçe.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/