Një përleshje e cila ka përfunduar me lëndime ka ndodhur në Prishtinë.
Rasti është raportuar rreth orës 02:40, gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Prishtinë, 31.03.2022 – 02:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me viktimën mashkull kosovar. Viktima është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas marrjes së tretmanit të nevojshëm është liruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, shprehet policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/