Rasti ka ndodhur në Gllogoc dhe në raportin e policisë është cilësuar si “vrasje në tentativë”, transmeton Fol Drejt.
“Gllogoc, 22.05.2022 – 21:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor” – thuhet në raportin 24 orësh.
Bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/