fbpx
E hënë, 30 Shtator, 2024

E godet me shqelm 89-vjeçaren, kamerat e sigurisë filmojnë sulmin në Brooklyn – policia vihet në kërkim të autorit

Lexoni edhe..

Një burrë i panjohur është filmuar nga kamerat e sigurisë duke shqelmuar një grua 89-vjeçe pa kurrfarë arsyetimi, derisa ajo po largohej nga shtëpia e saj në Brooklyn.

E moshuara që ishte larguar nga shtëpia, ishte nisur për të vizituar një të afërm në Midwood. Por pa kurrfarë paralajmërimi, një burrë iu afrua nga pas dhe me një goditje në shpinë e rrëzoi në tokë, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë publikuar me miratimin e policisë së New Yorkut, që janë vënë në kërkim të burrit, e viktima raportohet se nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje me sulmuesin.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një burrë rreth të 30-ve dhe fton qytetarët që kushdo që ka informacione që ndihmojnë në kapjen e tij, të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë.

Viktima ka pësuar mavijosje në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, e pas trajtimit në spitalin Mainmonides gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar. /Telegrafi/

 

 

Të ngjajshme