Dy të dyshuar përfundojnë në pranga, pasi e sulmojnë njëri tjetrin, shkaku i një mosmarrëveshjeje.
Njëri prej tyre e ka sulmuar tjetrin me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e raportit:
“Fushë Kosovë, 18.01.2022 – 17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Njëri prej të dyshuarve me një shufër metali e kishte goditë në kokë të dyshuarin tjetër të cilit i kishte shkaktuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i lënduar është liruar në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/