Një 50-vjeçar ka hyrë nga ballkoni në shtëpinë e një gruaje të moshuar në Termini Imerese (Palermo) për ta grabitur.
E moshuara ishte në gjumë, kur hajduti e ka rrahur dhe i ka vjedhur 150 euro.
Por 80-vjeçarja ka reaguar menjëherë dhe e ka plagosur në fytyrë hajdutin teksa ai po përpiqej të ikte nga dritarja. Më pas ka thirrur fqinjët dhe karabinierët të cilët arrestuan 50-vjeçarin.
E moshuara ka përshkruar në komisariat se si ndodhi grabitja me saktësi.
Falë informacioneve të dhëna nga viktima dhe atyre të mbledhura nga karabinierët, u konfirmua arrestimi i burrit.
Ai akuzohet për vjedhje dhe dhunë. Lekët e vjedhura janë kthyer te e moshuara./abcnews.al/