Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i prangosuri dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj, shkruan Fol Drejt.
“Rrethi i flamurit, Prishtinë 05.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte marrë portofolin e viktimës mashkull kosovar, të cilën e kishte harrur në një market. Sipas viktimës, nga portofoli mungonin 210 euro para që dyshohet se i ka marrë i dyshuari” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/