Një 5-vjeçar ka vdekur tragjikisht pasi u helmua nga heliumi i një tullumbaceje në të njëjtën madhësi me të.
Karlton Noah Donaghey, 5 vjeç, u gjet në dyshemenë e shtëpisë së tij në Dunston, Angli, me tullumbace në formë dinosauri mbi kokë dhe qafë.
Mamaja e tij Lisa, 43 vjeçe, e gjeti pasi hyri për të kontrolluar djalin.
“Kur hyra brenda ai ishte në dysheme me tullumbace mbi kokë dhe qafë. Ishte një tullumbace dinosauri me të njëjtën madhësi si ai”, tha nëna e katër fëmijëve.
“Unë mendoj se ai e ka futur veten në tullumbace për t’u bërë një dinosaur për të dalë jashtë dhe për të surprizuar fëmijët e tjerë. E tërhoqa balonën dhe bërtita.”
Vogëlushi u dërgua menjëherë në spital dhe kaloi 6 ditë në kujdes intensiv.
Më 29 qershor vogëlushi ndërroi jetë në spital. /abcnews.al/